INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që pas ndarjes është në një lidhje me ish-të fejuarin e moderatores shqiptare, ja si reagon Arbana Osmani! [FOTO]

U tha që pas ndarjes është në një lidhje me ish-të fejuarin e moderatores shqiptare, ja si reagon Arbana Osmani! [FOTO]

Publikuar më: 16:35 17-02-2019

Arbana Osmani pak muaj pas ndarjes së bujshme nga bashkëshorti, Ardit Kero, me të cilin ka edhe një djalë, thuhet se ka nisur një histori të re dashurie.

Sipas burimeve të “Vip Magazine”, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” ka lënë pas krahëve lidhjen 16-vjeçare dhe prej pak kohësh përflitet mund të jetë lidhur me Eduart Grishajn, regjisorin e programit të saj.

Gjithçka mbetet në kuadër të hamendësimeve, por cili ka qenë reagimi i Arbanës dhe Eduartit?

Dyshja nuk kanë preferuar të flasin për këtë lajm. Eduarti s’ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale,ndërsa Arbana s’duket aspak e shqetësuar dhe ka zgjedhur të kalojë fundjavën me mikeshat e saj, me Xhemin dhe djalin Jon, si për të na treguar se prioritet i saj mbetet qetësia në familje, pavarësisht lajmeve.

wor.jpg

 

 

OSMN.png

Por Eduarti është i njohur edhe për lidhjen e tij me moderatoren dhe aktoren Rudina Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.

Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin.

“Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja

Asokohe Eduarti i dhuroi një unazë diamanti Rudinës, e cila e adhuronte shumë, megjithatë fejesa e tyre nuk shkoi drejt martesës. 

DET.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223