Para pak ditësh Tayna dhe Noizy kaluan disa momente pushimi dhe krejt rastësisht zgjodhën destinacionin tropikal Tajlandën për të kaluar pak kohë larg zhurmave të qytetit dhe streseve profesionale. Pak foto të publikuara nga dy reperët kanë mjaftuar për të nisur fjalët se po pushojnë bashkë apo po ndodh diçka mes tyre, por ishte Tayna ajo që shuajti ccdo dyshim pasi publikoi një foto me prindërit duke zbuluar kështu shoqëruesit e saj në këtë udhëtim.
Së fundmi ajo është bërë pjesë e opsionit “pyetje-përgjigje” në Instastory dhe njëri prej ndjekësve e pyet reperen nëse është penduar që ka marrë prindërit me vete dhe jo shoqërinë apo ndonjë shok.
"Nuk ka më 'shok' se babi dhe më 'shoqe' se mami në jetë."- ia kthen Tayna ndjekësit, përgjigje që me siguri ka prekur zemrat e të gjithëve.