Loredana dhe Mozzik, padiskutim mbeten ndër çiftet më të suksesshëm dhe më të përfolura në showbizz-in shqiptar dhe të huaj sidomos pas akuzave të zhvatjes së parave nga një çift zviceran.
Disa muaj më parë ata u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Hana.
Por, siç duket çifti kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, disa burime pranë çiftit kanë treguar për “Prive” se mes tyre ka një ftohje dhe kjo gjë po i çon ata drejt ndarjes.
Edhe kur Loredana festoi ditëlindjen me të afërmit dhe miqtë e saj, reperi nuk u pa pranë saj në ditën e saj të shënuar.
Së fundmi, ata kanë reaguar duke ju dhënë fund thashethemeve të cilët përmes postimeve të fundit në rrjetet e tyre sociale, kanë dhënë detaje për biletat e koncerteve të turneut të ri.
Në këtë turne, reperja ka koncerte të njëpasnjëshme bashkë me Mozzik, duke na treguar edhe se në cilat vende ka mbaruar shitja e biletave.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Mozzik, i cili postoi detajet lidhur me turneun e vitit të ardhshëm.
Ju rikujtojmë se “Eiskalt” titullohet projekti i fundit muzikor nga Loredana në bashkëpunim me Mozzikun.