INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha që u rrah nga disa persona me maskë dhe shkoi në spital, flet për herë të parë Faton Shoshi: Kanë tentuar...[FOTO]

U tha që u rrah nga disa persona me maskë dhe shkoi në spital, flet për herë të parë Faton Shoshi: Kanë tentuar...[FOTO]

Publikuar më: 15:31 09-10-2018

Në shumë media online, ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se është sulmuar menaxheri i njohur Faton Shoshi dhe pas këtij sulmi ka përfunduar në spital në qytetin e Prishtinës. Gjithashtu u raportua se policia arrestoi shtetasin me iniciale K.B, 26-vjeç, ndërsa Fatoni u dërgua në spital për të mjekuar lëndimet e marra në trup.

Në një prononcim për 'Lajmi.net', menaxheri i vipave e ka mohuar të jetë lënduar dhe ka rrëfyer se në fakt djemtë me maska nuk kishin mundësi ti bënin asgjë.

"Asgjë fare, ka qenë diçka e vogël, as nuk kanë mundur të afrohen, nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka qenë diçka interesante të them të drejtën. Kanë tentuar po s'kanë mundur se i kam pasur me vete ata djemtë. I kanë arrestuar. Ishin me maska, nuk i njihja. Isha me disa shokë dhe shokët ndërhynë. Asgjë s'më kanë bërë."- ka thënë Fatoni.

shosh.png

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273