INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha sa bashkëshorti miliarder iu fut në burg, Angela Martini 'plas' bombën: 'Po më ndjek policia!'

U tha sa bashkëshorti miliarder iu fut në burg, Angela Martini 'plas' bombën: 'Po më ndjek policia!'

Publikuar më: 17:31 17-11-2019

Angela Martini ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Klanifornia” në Tv Klan ku tregoi disa të pathëna për jetën e saj,

Modelja është e martuar prej dy vitesh me miliarderin rumun Dragos Savulescu dhe përballë të gjithëve e pranoi se jo vetëm që nuk është ndarë nga ai, por sa të jetë me të, s’ka shans që Dragos të hyjë në burg.


Martini i habiti të gjithë kur befas tha edhe që ndiqet nga policia.

Biseda me Marinën:

Marina Vjollca: Çfarë është diçka që ti e ke bërë tani, por s’do doje që njerëzit ta merrnin vesh?

Angela Martini: Që mua më ndjek “secret service”.

Marina Vjollca: Pse?

Angela Martini: Është histori e gjatë.

Marina Vjollca: Të ndjek policia?

Angela Martini: Po.

Marina Vjollca: Ke bërë ndonjë gjë të pabërë moj?

Angela Martini: Jo, jo. Unë s’kam bërë gjë.

Marina Vjollca: Dua të sqarojmë edhe njëherë e mirë lajmin që është komentuar nëpër të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm. Është arrestuar apo jo bashkëshorti yt? Ndodhet apo jo në burg?

Angela Martini: Jo. Derisa jam unë gjallë, jo.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107