INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se ai dhe Rudina Dembacaj janë ndarë, partneri i aktores bën reagimin EPIK! [FOTO]

U tha se ai dhe Rudina Dembacaj janë ndarë, partneri i aktores bën reagimin EPIK! [FOTO]

Publikuar më: 13:40 28-09-2019

Moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për një ndarje të mundshme me bashkëshortin. Ajo u përfol shumë në media për faktin se prej mëse një viti nuk postonte më asnjë foto me të, ndërsa e përmendte gjithnjë e më rallë.

Por pavarësisht thashethemeve Rudina nuk ka bërë asnjë reagim deri më sot, ndërsa bashkëshorti i saj Aleksi ka postuar në instastoryn e tij një lajm të shkruar nga një e përditshme në vend me një titull që mesa duket e ka habitur e më pas e ka bërë për të qeshur.

Në këtë titull thuhej ndër të tjera se bashkëshorti i saj refuzonte ndarjen.

Duke parë reagimin e Aleksit i cili sipër fotos së lajmit ka vendosur një emoji me fytyrë të habitur dhe një tjetër që qesh me lotë, na mbetet vetëm të mendojmë se zërat janë thjesht thashetheme dhe në të vërtetë vetëm ata të dy e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë me marëdhënien e tyre.

reag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041768550872803