Edhe pse dasma e Marinës dhe Getoarit ka përfunduar, vazhdon të lërë jehonë kryesisht në media.
Këtë herë ajo që përflitet është një lajm që po qarkullonte së fundmi në media, për mungesën e babait të Getoarit në dasmë. Edhe pse kjo tingëlloi çuditshëm, lajmet e publikuara e trajtuan si fakt. Megjithatë e vërteta është krejt ndryshe. Kjo foto në të cilën Marina po kërcen me vjehrrin, vërteton të kundërtën dhe shuan të gjitha dyshimet e deritanishme.