INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se bënë SHERR, ja çfarë ka ndodhur mes familjes Ramosaj-Hadërgjonaj! [FOTO]

U tha se bënë SHERR, ja çfarë ka ndodhur mes familjes Ramosaj-Hadërgjonaj! [FOTO]

Publikuar më: 15:05 28-03-2019

Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes dy kushërirave të njohura Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj. Dy këngëtaret e njohura dhe pjesëtar të tjerë të familjes nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, gjë që ngriti aludimet se mes tyre kishte nisur një sherr.

Më vonë u përfol se arsyeja e sherrit ishte make-up artisti Ariel, i cili është mik i ngushtë me Anxhelinën. Megjithatë lidhur me këto lajme askush nga pjesëtarët e familjes së njohur nuk foli.

Por, kohët e fundit është vënë re se marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar. Ata kanë nisur të ndjekin sërish njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe pak kohë më parë Albëria e uroi Albanin për ditëlindje. Po ashtu së fundmi, Beatrixi ndodhet në pushime me Agnesën, motrën e Anxhelinës dhe vajzën e saj Elekta.

Beatrixi i ka rregulluar marrëdhëniet me të gjithë përveç se me Anxhelinën e cila vazhdon të mos ndjek në ‘Instagram’ as Beatrixin dhe as Albanin.

-640-0-5c9cb042c96d4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502