Ajsi Xhaxhaj është vajza simpatike që ka qenë për disa vite protagoniste te Kripëmjaltëzat, grupi i fëmijëve i drejtuar nga Leonard Bombaj. Ajo më parë ka akzuar Leonardin për përdhunim. Por kjo histori u përfol dhe u stërfol disa i dhanë të drejtë aktores edhe disa të tjerë Bombajt por këtë herë ka dashur të flasë edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Esmeralda Blaceri. E ftuar tek “Rudina” ajo tregoi publikisht sesi e përjetoi ajo gjithë këtë që po ndodhte.
“E mora vesh këtë histori kur isha shtatzënë me vajzën.Unë nuk do të kisha ndryshuar asgjë, por ndoshta ne gabuam person. Gjithë mirësinë, dashurinë, mund t’ia kishim dhënë dikujt tjetër. Atë fëmijë do ta kisha mbajtur si fëmijën tim, thjesht duhet të ishte dikush tjetër. Shpeshherë kemi përdorur fjalën “do ta adoptoj”, aq shumë e donim këtë person. E kemi mbajtur në shtëpinë tonë. Ndjenjat do të jenë të njëjtat, por duhet t’i kishim investuar diku tjetër.”, tregoi Esmeralda.
Gjithashtu edhe ideatori i “Kripmjaltëzave”, Bombaj u shpreh se nuk pendohet.
“E kapërceva brenda 24 orëve. Ishte një histori që rrëfehet shkurt: etja e madhe për të qenë dikushi, për të qenë i famshëm, që përfshinë edhe një adoleshente. Por unë vazhdova, pavarësisht kërcënimeve të shumta që kam marrë, unë dola tek vetja ime”, tregoi ai... “Ishte rreziku i famës që po ikte. Unë e kuptova se frika i faturohej Leonardit, por këto janë historira të vjetra. Ndoshta duhet të kisha qenë më vigjilent, ndërsa të tjerët kishin filluar një jetë të dyfishtë.”