Çfarë po përgatit Aurela Hoxha?!
Përveçse një modele shumë seksi, Aurela Hoxhën e kemi parë edhe në rolin e aktores dhe me të vërtetë e bën shumë mirë.
Modelja e njohur nuk ndodhet në Shqipëri prej pak kohësh dhe së fundmi është vendosur në Barcelonë, Spanjë ku po merret me projektin e saj të ri, për të cilin u ka dhuruar ndjekësve të saj disa foto e video provokuese në Instagram.
Duke qenë se po bashkëpunon me studion e artit, modës dhe kinemasë “Belledejour”, që në fokus kanë erotikën, u përfol se Aurela do të luajë ndonjë rol në ndonjë film të tillë.
Por këto thashetheme e kanë mërzitur modelen seksi e cila ka reaguar me anë të një postimi në Instastory ku shkruan: “Deri tani kam marrë pjesë në tre filma, të tre artistikë dhe i rradhës do të jetë i tillë!! Mjaft, me tituj të tillë, përveç se qesharak dhe jo profesionist, nuk tregoni asgjë tjetër!”