Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur e ekranit shqiptar, Luana Vjollca feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur 30 vjeç dhe për këtë përvjetor ka organizuar një festë me miqt e saj të afërt të cilët kanë ndarë edhe disa pamje nga festa siç i shihi më poshtë.
Kujtojmë se së fundmi në rrjet po përflitet se moderatorja po largohet pas 15 vitesh nga televizioni Top Channel. Gjithsesi trashgimtarja e televizionit, Lori Hoxha e ka uruar publikisht per ditëlindje Luanën duke lënë të kuptohet se largimi i moderatores eshte thjesht një thashethem, por vetë Luana nuk ka bërë ende asnjë reagim.