INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se do ta mohonte Rozën si fëmjë nëse do të bënte edhe një tjetër tattoo, Rita Lati merr vendimin e papritur [FOTO]

U tha se do ta mohonte Rozën si fëmjë nëse do të bënte edhe një tjetër tattoo, Rita Lati merr vendimin e papritur [FOTO]

Publikuar më: 12:30 12-04-2018

Lajmet e djeshme nëpër portale i rezervuan një hapësirë të mjaftueshme edhe moderatores Roza Lati.

Roza ka një lidhje tepër të ngushtë me mamanë por ndodh edhe që të mos bien dakord me njëra-tjetrën. Një nga këto janë edhe tatuazhet që Roza bën në trup herë pas here. Edhe pse i ka premtuar mamasë se nuk do të bënte më të tillë, në njërin nga postimet e djeshme ka lënë të kuptohej se po mendonte për të radhës. Sigurisht, ashtu siç pritej, erdhi edhe reagimi i Rita Latit e cila i shkruante së bijës: “Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhargavinë tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiz’. Kjo u trajtua nëpër portale sikur Rita Lati do ta mohonte Rozën si vajzë nëse ajo do të shtonte qoftë edhe një tattoo në trupin e saj.

kjo.jpg

Ndërsa sot kanë reaguar nënë e bijë për atë çka u shkruajt rreth tyre.

‘Unë dhe Rita kemi sens humori përtej mediokritetit’, shkruan ndër të tjera Roza.

30176374_10213663536376005_1859404697_o.jpg

Ndërsa Rita duket se pas këtyre lajmeve ka ndryshuar mendje sepse shkruan: Ooo sa u kënaqa me këto portalet. Bëj çfarë të të dojë kokrra e qejfit o mam dhe më lër një orar sepse do ta bëj edhe unë një zhgarravinë’.

30547203_10213663536416006_1907807900_o.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396