Prej muajsh, që kur lista e pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës u bë publike, u tha se fituesja e këtij edicioni do të jetë Elvana Gjata. Sigurisht që gjithçka ishte në kuadër të thashethemeve, por pas dëgjimit të këngës “Me tana” të publikuar nga Elvana, askush s’do merzitej që këngëtarja e talentuar të na përfaqësojë në Eurovizion.
Menjëherë pas publikimit të këngës, u pa qartë pëlqimi që publiku kishte për këtë projekt.
Tani shohim se Elvana ka thyer rekord me këngën e saj, shifra prej më shumë se 1 milionë klikimeve në Youtube është numri më i madh që një artist ka arritur të arkëtojë në këtë festival dhe këtë sukses e ka publikuar edhe vetë këngëtarja në instastory.