Ilda Bejleri bëri një lëvizje vërtet surprizuese këtë verë teksa pas një kohe shuëm të gjatë vendosi të largohej nga emisioni sportiv në “DigitAlb” për t’iu bashkaur “Procesit Sportiv” në Top Channel.
Për të folur rreth kësaj eksperience moderatorja ishte e ftuar në ditën e stome në emisionin “Ëake Up” ku foli gjerë e gjatë për këtë ndryshim. Ilda u shpreh se kishte ardhur koha e saj për të bërë disa gjëra ndryshe dhe se asaj i pëlqen shumë të eksperimentojë dhe të bëjë gjëra të bukura.
Ndërkohë në një moment gazetarja sportive iu drejtua edhe një debati në distancë që duket se ka pasur me komentatorin Shakohoxha në lidhje me largimin e saj nga emisioni i dikurshëm:
“Unë nuk kam pasur konflikt real me Shakohoxhën. Në 11 vjet nuk e kam pyetur për asgjë. Vazhdon seriali, ‘burrat urrejnë gratë’. Ai është një nga ata njerëz që nuk ia kuptoj rolin që ka; një herë si menaxher, një herë si brigadier, një herë si komentator. Shpresoj që të gjejë veten një herë”, ironizoi Bejleri.