Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar pas thashethemeve në rrjetet sociale se emri i saj i vërtetë është Behigje.
Gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP, ajo u bë kryefjalë e mediave, dhe një nga lajmet që qarkulloi asokohe ishte edhe se emri i vërtetë i këngëtares, është Behigje Ramosaj.
Menjëherë pas publikimit të lajmit reaguan mamaja dhe vëllai i Beatrix Ramosajt, Antigone dhe Alban Ramosaj. Por së fundmi edhe vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë në lidhje me të gjitha lajmet që qarkulluan për emrin e saj.
Përmes një statusi në Twitter, Beatrix ka ironizuar edhe njekësit, të cilët shpesh nëpër komente e etiketojnë me emrin “Behigje.”
“Beigje, Tixhe. Më jepni më shumë”, shkruan ajo në statusin e saj, ndërsa nuk kanë munguaras komenetet nga ndjekësit e saj në rrjetin social.