Asnjë nga debatet nuk do i hiqja. Kështu u shpreh aktorja e njohur, Arjola, Demiri, teksa ishte e ftuar në “Fan Club” për të folur për rrugëtimin e saj në “Big Brother”. Aktorja e njohur ka pasur disa debate të forta me disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E teksa po fliste për këto momente, ajo tha se e ka lënduar më shumë debati me Antonela Berishën.
“Asnjë nga debatet nuk do i hiqja. Debati që më ka lënduar ka qenë ai i Antonelës. Nuk e dija se çfarë kishte ndodhur jashtë, me motrën time. Ndoshta e kam tepruar, por Elisa vuan nga migrena, e e kisha obobo sot, obobobo nesër. Çfarë i kisha bërë Antonelës mbi të gjitha. E nisi në një formë pa logjikë se i isha gjendur pranë. Kam qenë shumë e sinqertë me sjelljen me të gjithë. Nëse motra ime do reagonte, do ishte ndonjë gjë shumë e fortë. Ti më del me emra të tretë, më thuaj çfarë ka ndodhur.
Më tha se ti ke pyetur Atdheun për mua. Po kush je ti që ta pyes për të? Atdheu është shok i imi shumë i ngushtë, me familje e me të gjitha. Nuk më lëndonte kjo, por çfarë kishte ndodhur realisht. Më vrau shumë kur Antonela më tha, me lotët e tua mendon se do ta prekësh publikun, i ke lodhur. E duke e ditur se sa i ndjeshëm është publiku, pikërisht kam menduar se lotët e mi ishin gabim.
Jam munduar që rrallë e më rrallë të përmendja fëmijët dhe historinë time. Jam ndjerë keq nëse kam prekur njerëz duke qarë. Shumë nga njerëzit e mi nuk e kanë ditur që jam aq e ndjeshme, e kam kamufluar, ta fsheh”, tha aktorja e dashur për publikun.