INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se është në lidhje me MILIARDERIN 57-vjeçar që kërkohet nga policia, reagon modelja SHQIPTARE: Jam shembulli që...[FOTO]

U tha se është në lidhje me MILIARDERIN 57-vjeçar që kërkohet nga policia, reagon modelja SHQIPTARE: Jam shembulli që...[FOTO]

Publikuar më: 13:35 14-01-2020

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se modelja Agnesa Vuthaj ishte në një lidhje me miliarderin indian Chetaan Sandesara, i cili është 57 vjeç. Por pas këtyre lajmeve, ka reaguar vet Agnesa, e cila përmes një postimi në Instagram, ka thënë se s’është aspak e vërtetë një gjë e tillë. Ajo u shpreh se punon për kompaninë e tij si ndërmjetëse dhe ka shoqëri me familjen e tij.

Më tej, Agnesa thekson se të gjitha bizneset, diplomat dhe kurorat e bukurisë i ka arritur vet, pa ndihmën e një mashkulli.

“E vërteta është që punoj për kompaninë milliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë më shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z.Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan. Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare e familja Sandesara për mua janë një familje e dytë.

Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës e të Prishtinës. Kam fluturuar me avion privat nga Tirana në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm më zotërinë në foto/video, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre. Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z.Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare”, shkruan Agnesa dhe në fund ka postuar një video me bashkëshorten e miliarderit. 

View this post on Instagram

* Vazhdimin e reagimit tim mund ta lexoni ne foto 2, 3, 4.... Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte. Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time. Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres. Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33. Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja. Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat - qytet, ndasitë fetare a racore. Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur. Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. ...vazhdon ne foto

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053