Pak ditë më parë në media u përfol se Tuna është shtatzënë për herë të dytë, pas një videoje që qarkulloi në rrjet, ku këngëtarja shfaqej me barkun e fryrë gjatë një koncerti. Tuna reagoi duke nxitur më shumë kureshtjen te ndjekësit e duke mos dhënë një përgjigje konkrete.
"Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, ky festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca... PS A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!... stay tuned", shkruante Tuna.
Ndërkohë së fundmi këngëtarja ka pozuar me bikini dhe foton e ka postuar në Instastory për të treguar se thashethemet nuk janë të vërteta pasi barku i saj shfaqet i sheshtë.