Fero dhe Arbenita janë padyshim një nga çiftet më të diskutuar në shoWbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat.
Së fundmi, është raportuar se ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Sipas Prive, Fero dhe Arbenita i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.
Dyshja nuk kanë lënë asnjë shenjë për të dyshuar në lidhje me këtë gjë, sepse siç duket gjërat e rëndësishme në jetë duan t’i jetojnë në privatësi të plotë.
Fill pas këtyre lajmeve, disa media rozë shkruanin se Arbenita është shtatzënë dhe ata janë në pritje të fëmijës së parë.
Mirëpo, kjo rezulton të jetë e pavërtetë. Ishte vetë modelja e cila ka mohuar zërat teksa është pyetur nga një fanse në foton e publikuar së fundmi me Feron.
“A je shtatzënë a?” ka pyetur dikush, teksa Arbenita është përgjigjur: “Jo.”
E si për ta përforcuar këtë, Arbenita ka postuar disa foto ku shfaqet me rroba të ngushta sportive dhe dallohet qartë se nuk është shtatzënë.
Të paktën në këtë linjë kanë qëndruar fansat e saj, të cilët duke u nisur nga fotot kanë komentuar që modelja e njohur nuk duket shtatzënë.