INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se Finem rrahu KEQ Don Xhonin, reagon këngëtari i njohur, “viktima” e sulmit: Unë u dhunova, s’është turp…

U tha se Finem rrahu KEQ Don Xhonin, reagon këngëtari i njohur, “viktima” e sulmit: Unë u dhunova, s’është turp…

Publikuar më: 11:33 11-02-2021

Këngëtari Santi ka pranuar se është ai në videon e publikuar në rrjet ku reperi Finem bashkë me disa persona të tjerë e qëllojnë në makinë. Santi thotë se ngjarja ka ndodhur tre muaj më parë kur ai ka qenë i ftuar te Zonë e Lirë dhe personat që e qëllojnë i kanë zënë pritë.

Sipas tij arsyeja që në rrjet qarkulloi emri i Don Xhonit është për shkak se ai është bërë shumë i famshëm kohët e fundit dhe kanë tentuar të marrin nga fama e tij e duke e përfshirë në këtë ngjarje për të cilën ka tërhequr edhe denoncimin në gjykatë.

“Unë jam Santi. Doja t’ju sqaroi diçka. Lajmet që kanë dalë dje janë fake, kam aq bole sa për të pranuar se ai në makinë jam unë. Kam qenë i ftuar tre muaj më parë tek “Zonë e lirë”. Më kanë zënë prit. Nuk është turp me u rrah nga 7 veta. Arsyeja kryesore që nuk kam reaguar deri sot është që nuk kam dashur që të marrë vëmendje apo famë. Fiks nesër më ka telefonuar vëllai i Finemit për të tërhequr denoncimin.

 Gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një videoje në “Tik Tok”. Kallëzimin e kam tërheq meqë e mbyllëm muhabetin. Arsyeja pse ka ndodhur kjo, është se ka parë Don Xhonin, donin ta shfrytëzonin për vëmendje. Ma keni sqaruar se ajo video nuk ka për të dalë prandaj e kemi mbyllur si muhabet. Ajo që më është bërë nuk ka për t’u falur.

Sot po reagoj sepse po bëhet padrejtësi. Duke parë Don Xhonin që është bërë viral, nxorën videon për të marrë pak nga fama atij. Do t’ju ndjek penalisht. Kam fakte e mesazhe, do i nxjerr edhe ato. Nëse doni vëmendje ua jap unë. Faktet dhe provat do i keni në vazhdim,”-u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396