INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se fitoren në ''Kënga Magjike'' do e siguronte prej Florit, reagon Eneda Tarifa: Nuk më interesonte…[FOTO]

U tha se fitoren në ''Kënga Magjike'' do e siguronte prej Florit, reagon Eneda Tarifa: Nuk më interesonte…[FOTO]

Publikuar më: 12:30 19-12-2019

Eneda Tarifa u shpall fituese e “Këngës Magjike” me këngën “Ma zgjat dorën”. Pas ngjarjes së 26 nëntorit ku humbën jetën 51 veta, kjo këngë mori një kontekst komplet tjetër. Nga një këngë dashurie u kthye në një homazh për tragjendinë e shkaktuar nga tërmeti.

Por para tërmetit, direkt sa u mor vesh bashkëpunimi i Enedës me Florin në “Këngën Magjike 2019”, të gjithë patën një lloj bindje se meqë është Flori do e fitojë Eneda. E ftuar në emisionin “Tempora”, ajo shprehet se ndryshe nga të tjerët, nuk u fut me idenë për të fituar, madje e ëma e saj i kishte thënë që Flori fitoi vjet dhe është e vështirë që e bija të fitojë prap çmimin e parë.

“Përkundrazi, e para që kontestoi këtë pjesëmarrje timen ishte ime më. I thashë mami do marr pjesë në “Këngën Magjike” me Florin, e më tha po Flori fitoi vjet dhe s’ke për të marrë çmim me këtë këngë. Harroje çmimin e parë. I thashë nuk më intereson fare, unë do kem një këngë të mrekullueshme nga Flori dhe nuk jam futur fare më këtë mendim”, u shpreh Eneda.

nefa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988