INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se i vunë flakën makinës së saj, reagon Françeska Jaçe

U tha se i vunë flakën makinës së saj, reagon Françeska Jaçe

Publikuar më: 20:29 31-03-2021

Në media qarkulloi një lajm sipas të cilit një makinë e tipit "Range Rover" në pronësi të shtetases Françeska Jaçe ishte përfshirë nga flakët. Portalet shkruanin se zjarri dyshohej t'i ishte vënë qëllimisht. Sot Françeska ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku tregon se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se makina kishte pësuar një problem teknik.

Modelja falenderon policinë e Vlorës dhe shkruan se organet përkatëse do të merren me akuzat e pavërteta.

"Vazhdon seriali Françeska Jaçe dhe portalet. Do doja të vendosja në dijeni të gjithë ato njerëz qëkanë qenë shumë të shqetësuar për zjarrin e supozuar në makinë dhe nuk kanë marrë mundimin të më pyesnin sesi ishte e vërteta, por kanë aluduar dhe kanë nxjerrë konkluzione të pavërteta që dëmtojnë imazhin tim. Pavarësisht këtij informacioni të rremë, e vërteta qëndron ndryshe, makina pësoi një problem teknik i konstatuar nga policia e Vlorës ku i shpreh dhe falenderimet publikisht. Faleminderit që jeni me ne, policia është me ne. Unë jam një vajzë e re, e qeshur dhe tip joproblematik s’e kuptoj si supozojnë që ka ndodhur një atentat ku ne e shohim që situata të tilla sa vijnë e janë më të rralla në Shqipëri. Por pseudogazetarët që përdornin “profesionin” e tyre për të vjellë vrerë në imazhin tim dhe çdo kujt për disa klikime janë të shumtë. Gjithsesi organet përkatëse do të merren me akuzat e pavërteta dhe pas gjithë procedurave të nevojshme do të publikoj procesverbalin e konstatuar nga policia e shtetit! Faleminderit për vëmendjen tuaj dhe mos u bazoni në çfarëdo shkruhet", shprehet Françeska.

 -640-0-60639013b82b0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826