Kënga e re e Mozzik ka hapur mjaft debate së fundmi, pasi të gjithë mendojnë se i kushtohet Loredanës. Kjo këngë vjen direkt pas ndarjes dhe teksti i saj të bën të mendosh se kemi të bëjnë me një dedikim për ish partneren.
Por ndërsa të gjithë mendojnë kështu e bija e Mozzik ka një reagim shumë të veçantë ndaj këngës së tij. Mozzik ka postuar një video të vogëlushes e cila kërcen nën ritmet e këngës me lëvizje që do t’ju lenë pa mend, ndërsa në fund buzëqesh ëmbël.
“Vajza e babit”, thotë Mozzik ndërsa e shoqëron komentin me një zemër të madhe të kuqe.