Demet Özdemir dhe Seçkin Özdemir i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë dhe si shkaktar i ndarjes u bë “kurban” aktori me origjinë shqiptare Can Yaman.
Can dhe Demet janë protagonistë të serialit turk “Erkenci Kuç” dhe shihen gjithmonë pranë në rrjetet sociale, pasi janë miq të mirë. Por kjo miqësi u keqkuptua nga fansat, të cilët akuzuan aktorin se ai ishte shkaktar për xhelozinë e Seçkin ndaj Demet, e për pasojë u ndanë.
Teksa gazetarët e kanë kontaktuar, për ta pyetur më shumë mbi marrëdhënien e tij me Demet, aktori i i njohur me origjinë shqiptare nuk ka dashur të flasë dhe është larguar menjëherë. Ndërsa Demet ka sqaruar se ajo dhe Can janë miq të mirë ndërkohë që me Seckin gjërat nuk funksionuan ashtu siç ajo do të dëshironte.