Edhe pse vetëm 20 vjeç, Kylie Jenner arriti të jetë një nga personat më të rinj në moshë për të qenë në listën e Forbes të ‘America's Richest Self-Made Women’. Tashmë emrii saj përmendet jo në lidhje me pozat seksi, por me shifrat e pasurisë që disponon. Nëse 20 vjeçarja ia del të fitojë rreth 100 milion dollarë vitin e ardhshëm, do të jetë bilionerja më e re në moshë.
Për çudinë e të gjithëve, ka gjetur mbështetjen e personave të tjerë në mënyrë që ajo t’ia arrijë qëllimit. Shumë persona janë treguar të gatshëm ta ndihmojnë dhe njëri prej tyre ka krijuar faqen ‘GoFundMe’ ku pritet të mblidhen të gjitha kontributet për të kapur shifrën e 100 milionë dollarve.
“Nuk dua të jetoj në një botë ku Kylie Jenner nuk ka biliona dollarë. Duhet të rritemi që të kapim shifrën 100 milion dollarë. Ju lutem shpërndajeni kudo këtë, është shumë e rëndësishme.”- këtë ka shkruar Fat Jeëish, krijuesi i faqes së kontributit.