INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se ishte e DASHURA e vërtetë e Saimirit, Generda zbulon nëse është takuar me 'princin' pas përfundimit të programit!

U tha se ishte e DASHURA e vërtetë e Saimirit, Generda zbulon nëse është takuar me 'princin' pas përfundimit të programit!

Publikuar më: 20:30 19-04-2021

Generda Braçe njihet për pjesëmarrjen e saj në formatin e dashurisë “Love Story” në TV Klan, ku ishte dhe finaliste. Ajo luftoi deri në fund për dashurinë e Saimir Kasemit, megjithëse ky i fundit zgjodhi Merin.

Pavarësisht zgjedhjes së “princit modern”, për Generdën u përfol se ajo ishte e lidhur me të jashtë spektaklit dhe çdo gjë që ndodhi në “Love Story” ishte “show”.

Ndërkohë që u tha se Generda u rikthye në Gjermani pas përfundimit të programit, kur Saimiri udhëtoi për në Mannheim, nisën thashethemet se dyshja janë takuar bashkë, dhe se marrëdhënia e këtij të fundit me Merin kishte përfunduar.

Dyshime të reja lindën më herët nga postimet e Saimirit dhe Generdës në Instagram dhe referuar atyre ndjekësit besuan se ata kanë qenë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme.Pavarësisht aludimeve të shumta, Generda ka sqaruar edhe njëherë se s’ka asgjë me Saimirin.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram të cilët e kanë pyetur nëse e ka takuar Saimirin pas përfundimit të spektaklit dhe ajo e ka mohuar një gjë të tillë, duke iu dhënë përgjigje të gjithë dyshimeve të fansave.

Article Logic
Execution time: 0.0040512084960938