INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se ishte përdhunuar nga producenti, këngëtarja e mohon kategorikisht [FOTO]

U tha se ishte përdhunuar nga producenti, këngëtarja e mohon kategorikisht [FOTO]

Publikuar më: 09:48 29-08-2018

Skandalet seksuale në Hollywood janë bërë të shpeshta kohët e fundit. Akuza, pohime, mohime, gjyqe; me këto po përballen aktoret dhe këngëtaret me producentët e tyre. por këtë herë Katy Perry ka hedhur poshte kategorikisht lajmin se është përdhunuar nga producenti Dr. Luke.

Dokumenti është publikuar si pjesë e betejës ligjore mes Kesha dhe Dr. Luke.

Kesha akuzoi producentin se drogoi dhe përdhunoi këngëtaren në vitin 2014.

Avokati i Dr. Luke akuzoi Keshën për përhapjen e thashethemeve në lidhje me Katy Perryn, si një përpjekje për të njollosur emrin e tij dhe që kjo të japë ndikim në betejën e saj ligjore.

Sidoqoftë, Perry mohoi që të kishte kryer marrëdhënie seksuale pa konsensus me Dr Luke në një depozitim nga korriku 2017 i marrë nga Variety.

Sipas dokumentave, Kesha i dërgoi një mesazh Lady Gagës në shkurt të vitit 2016, në të cilën pretendonte se Dr Luke kishte përdhunuar Perry.

Gaga diskutoi thashethemet, por nuk ishte në gjendje të konfirmonte ose të mohonte saktësinë e informacionit. 

katy-perry-dr-luke-kesha-a19d5177-0b6f-40f6-8a50-4b217389e03c.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0026309490203857