Ata janë përfolur prej kohësh për romancën e tyre dhe janë padyshim një ndër dyshet më të komentuara. Pak kohë më parë, mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pati një krisje. Dyshja madje fshiu pothuajse të gjitha fotot që kishin bashkë dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Mirëpo, së fundmi, duket se gjërat mes tyre janë rregulluar.
Kjo, sepse Bora dhe Donaldi ndiqen sërish në “Instagram”. Për më tepër, rreth një orë më parë, moderatorja publikoi dy foto të realizuara në plazh gjatë verës.
“Pash në ëndërr sikur isha në plazh. Çfarë kuptimi ka?”- shkroi ajo krahas fotos.
Nëse shohim flokët, ajo i ka gërsheta, periudhë gjatë së cilës bukuroshja ka qenë nën shoqërinë e Donaldit në plazh. Mbase ky është një tjetër “mesazh” për bashkimin e tyre.
Ka patur disa gjurmë që na bënin të dyshonim se ata janë bashkë.
Para pak kohësh, Donaldi publikoi një video brenda makinës së tij, ndërkohë që një vajzë mbante duart tek kasetofoni. Por thonjtë e saj ishin në ngjyrë të kuqe dhe forma ishte e njëjtë me atë të Borës.