Moderatorja Einxhel Shkira po shijon prej muajsh historinë me Dj Dagz, të cilin e njohu gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”. Së fundmi, në rrjet po aludohet se dyshja mund të jenë fejuar. Einxhel ka publikuar në rrjete sociale foton e një unaze, krahas së cilës ka shkruar: Në çdo rrahje të zemrës time!
Unaza ka formën e rrahjeve të zemrës dhe fare mirë mund të jetë vetëm një dhuratë romantike nga Dagz. Mirëpo, nuk përjashtohet as mundësia që ai t’i ketë propozuar. Më tej mbetet të mësojmë nga vetë çifti.