INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se janë ndarë, por Sara Hoxha shoqëron Ledrin në Amerikë? Zbulohet e vërteta

U tha se janë ndarë, por Sara Hoxha shoqëron Ledrin në Amerikë? Zbulohet e vërteta

Publikuar më: 12:33 15-11-2023

Lidhja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës po shëndrrohet në "historinë e vitit", teksa ka gjithnjë e më shumë aludime se cifti i ka dhënë fund lidhjes, për arsye ende të paqarta, teksa për marrëdhënien e tyre janë shprehur pothuajse të gjithë, përvec sigurisht vetë reperit dhe partneres së tij.

Lëvizja e fundit e Ledrit, fshirja nga kanali në Youtube i këngës ku në videoklip shfaqet bashkë me Sarën, e konsideruar nga shumë si "kënga e Sarës", ngriti edhe më shumë dyshimet në lidhje me ndarjen, dyshime këto që ranë poshtë kur në media u publikuan disa foto nga koncerti i reperit në New York, ku thuhej se ishte e pranishmë edhe partnerja e tij.

Megjithatë ka qenë vetë menaxheri i artistit, Faton Shoshi, i cili ka reaguar menjëherë dhe ka bërë me dije për "Class" se vajza e pranishme në koncert, nuk ka qenë Sara, duke i dërguar edhe "provat".

Mesa duket, menaxheri i reperit e ka shumë të rëndësishme që ta theksojë mos prezencën e influenceres pranë Ledrit, cka nga ana tjetër shton dyshimet se e gjithë situata është një "strategji" marketingu nga ana e tij dhe ekipit të reperit, teori që qarkullon në rrjet masivisht.

Gjithsesi, cdo gjë mbetet në kuadër të aludimeve, si ndarja, ashtu edhe "strategjia" e famshme, teksa fjala e fundit i takon vetëm atyre!

Article Logic
Execution time: 0.0019481182098389