Pas ndarjes nga Adrijan Gaxha, Luana Vjollca përflitet shpesh për lidhjen që ka me Krenar Çoçajn. Ata të dy mundohen të mos shfaqen në publik bashkë, por jo pak herë janë fotografuar edhe të kapur për dore, në evente të shoqëruar bashkë si dhe në pushie jashtë Shqipërisë. Por së fundmi u aludua se Krenari dhe Luana ishin ndarë, gjë që ka rezultuar të mos jetë aspak e vërtetë. Këtë e vërtetoi mesazhi që Krenari i la Luanës.
Luana ka shpërndarë në profilin e saj një video ku tregon se po përgatitet për një koncert në Ulqin, ku ka shkruar: ‘Ulqini a jeni gati për sonte? Zjarr”. Përshkrimi i saj është komentuar dhe nga ana e Krenarit, i cili me humor i ka shkruar: ‘Dikush të thërras zjarrfikësen’.
Moderatorja nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer atij një përgjigje. ‘Thirri ti’, i shkruan Luana duke konfirmuar kështu se ata janë ende në një lidhje.