Gjersa shfaqeshin të lumtur krah njëri-tjetrit papritmas u përhap lajmi se Rinian Leka i ka dhënë fund lidhjes me avokaten seksi.
E gjitha filloi pasi fansat panë se dyshja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe Anisa kishte fshirë fotot bashkë.
Lajmet e përhapura bënë që çifti të reagojë menjëherë përmes rrjeteve sociale ku u shfaqën bashkë për të demantuar thashethemet.
Tani dyshja po ndiqen sërish në Instagram dhe po postojnë vazhdimisht pamje bashkë për t’ua vërtetuar të tjerëve se janë të lumtur me njëri-tjetrit.
Në një video të fundit Anisa xhiron veten pastaj kur kthen kamerën nga Riniani ai thotë: “Mos me kap mua se ne jemi ndarë”, duke ironizuar me lajmet e shpërndara.