INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se janë në krizë, por çfarë po ndodh me martesën e Norës dhe Robert Berishës? [FOTO]

U tha se janë në krizë, por çfarë po ndodh me martesën e Norës dhe Robert Berishës? [FOTO]

Publikuar më: 14:31 08-07-2019

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi dhe këngëtari Robert Berisha, janë vazhdimisht pjesë e mediave rozë dhe komentohen shumë për marrëdhënien e tyre në çift.

Megjithatë shpesh hërë në mediat e shoëbizz është përfolur për ndarjen e çiftit, siç ndodh shpesh me personazhet e njohur publike dhe shkak për këto thashetheme janë bërë disa deklarata të papritura nga të dyja palët. Por duket se këto lajme do të ngelen në kuadër të thashethemeve pasi burime për “Iconstyle” bëjnë me dije se dyshja janë ende bashkë dhe janë më të lumtur se kurrë.

Në koncertin që Nora mbajti në Tiranë ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe ata janë parë teksa dilnin nga hoteli ku po qëndronin në kryeqytet. Këtë e konfirmoi edhe Roberti kur ishte i ftuar në “Wake Up” ku u shpreh se ka ardhur në Tiranë për koncertin e Norës dhe Era Istrefit, madje ishte pjesë e surprizës që i bënë Erës për ditëlindje.

Roberti tha gjithashtu se kënga e tij më e fundit” S’të njoh më” nuk i është dedikuar asnjë njeriu, aq më tepër bashkëshortes së tij, Norës. Kështu që s’ka vend për dyshime. Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

konti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043