INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha së janë PËRPUTHUR jashtë emisionit, përballen Fatjoni dhe Ana 2: Ndihem e plotësuar…

U tha së janë PËRPUTHUR jashtë emisionit, përballen Fatjoni dhe Ana 2: Ndihem e plotësuar…

Publikuar më: 09:33 26-05-2021

Shumë ish-konkurrentë të “Për’puthen” duket se pas daljes nga programi kanë nisur një lidhje të re. Është ky rasti edhe i Ana Kaurit, ose e njohur ndryshe si Ana 2, e cila ka treguar ditën e sotme se ka gjetur dashurinë jashtë emisionit. E ftuar në “Për’puthen Reunion”, ish-konkurrentja u shpreh se ndihet e plotësuar dhe se nuk do të flasë rreth jetës personale.

Ndërkohë, përballë saj ndodheshin Fationi dhe Riniani, për të cilët ajo ka shprehur pëlqimin gjatë programit. Riniani ka pranuar po ashtu se ka nisur një romancë të re, teksa me Fationin Ana realizoi një bisedë në studio rreth historisë së tyre që u ndërpre pas daljes së tij nga emisioni. Të dy në fund u shprehën se tashmë nuk kanë asnjë pëlqim dhe se mes tyre nuk mund të ndodhë asgjë veç miqësisë.

Kujtojmë se Fatjoni u largua nga “Për’puthen”, pas debateve të forta me djemtë e studios, duke lënë përgjysmë takimet njohjen me Anën

Fatjoni: Ika në momentin jo të duhur për ne, por nuk po përbnalloja dot më. Kushdo që vinte i ri, vinte për të më sulmuar mua. Kërkoj ndjesë, se as nuk të telefonova, nuk të kontaktova.
Pashë që po dilje me meshkuj të tjera dhe kështu u largova nga ty.
Ana: Dhe unë e shihja që kishe shumë presion. Por, besoju se një sqarim duhej bërë.
Fatjoni: Ishte dhe presioni, vrulli, më pyesnin pse ike.
Nuk të paragjykoj, por po të isha në vendin tënd, dhe mos të kisha kimi me të tjerë, do të dilja.
Ana: Përderisa ti nuk u tregove aq korrekt me mua, nuk kam pse tregohem unë. Duhet të bëje një sqarim.
Fatjoni: Nuk doja të të ngacmoja. Ti e di që çdo gjë këtu erdhi vrullshëm. Ti mund të më ktheje mendjen.
Ana: Bëre mirë, se përderisa njohja filloi këtu, nuk kishim pse të vazhdonim në privat
Fatjoni: Kam të njëjtin respekt për ty.
Ana: Ai veprim nuk më ka pëlqyer fare, ishte ajo që na ndau komplet.

Pas takimit, Fatjoni thotë se e pëlqen Anën, ashtu si të gjithë e pëlqejnë Anën, por nuk mund të ketë gjë midis tyre. “Ne kemi vazhduar jetën tonë”, shton Ana.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0042159557342529