Ditën e sotme nëpër disa portale të huaja informative, qarkulloi një “fake news” i cili keqinformonte njerëzit. Menjëherë pas këtij lajmi jo të vërtetë, familjarët e super aktorit, janë revoltuar veçanërisht i vëllai i cili ka reaguar duke i quajtur gazetarët “të sëmurë dhe të çmendur”.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social, Twitter Frank Stallone saktëson: “Thashethemet se vëllai im është i vdekur janë të rreme, çfarë lloj i mendjes së keqe mendon për gjëra të tilla si kjo për të postuar?”.
Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që mediat shkruajnë se aktori Stallone ka ndërruar jetë. Në vitin 2016 në rrjetet sociale u publikua lajmi i cili pretendonte se Stallone ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij Los Angelos.
Ndërkohë vlen të theksohet se aktori i famshëm është gjallë dhe gati për të shijuar suksesin e filmit të tij më të ri, “Creed 2”.