Ditën e djeshme një ish-konkurrent i “Për’puthen" hodhi një hije dyshimi mbi marrëdhënien e trefishët të Tea Trifonit brenda në “Për’puthen”.
Ajo doli “çift” me Andin, ndërsa kishte një lidhje të fshehtë me Beart Rexhepin, gjithashtu ish-konkurrent i “Për’puthen”. Ndërkohë, Erjoni e ka akuzuar Tean edhe për një lidhje me një tjetër konkurrent, Arbër Arucin, i cili pak ditë më parë la emisionin.
“STOP Ahengun, të marrim vesh kush është dhëndri këtu A,B,C?”- shprehet Geca.
Ndërkohë në kanalin e Luana Vjollcës në Youtube është publikuar video e intervistës së Arbrit në “After Party”.
Ndër të tjera, ai nuk i ka shpëtuar dot një pyetjeje për Tean, e cila e vendosi në siklet.
“Tea për mua është...”- ishte fjalia që Arbri duhet të plotësonte, ndërsa ai u përgjigj:
“Kësaj nuk dua t’i përgjigjem”.
Gjithashtu, ish-konkurrenti u vendos përballë zgjedhjes “Shqipen apo Tean” dhe ai zgjodhi Shqipen.
Tea dhe Arbri patën takime në “Për’puthen”, mirëpo krejt papritur ata nisën të mos flasin me njëri-tjetrin dhe megjithëse u pyetën në studio ç’kishte ndodhur, ata zgjodhën ta kalojnë duke u shmangur e duke u justifikuar se nuk kishte ndodhur asgjë.
Por, duket se konkurrentët dhe ish-konkurrentët dinë diçka më shumë për ta!