INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se kënga e Stresit është dedikim për të, Keisi i HABIT të gjithë me reagimin e saj! [FOTO]

U tha se kënga e Stresit është dedikim për të, Keisi i HABIT të gjithë me reagimin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 16:30 23-01-2020

Reperi Stresi do të publikojë gjatë ditës së nesërme këngën e tij të re “Zemrën Maje”, një këngë që të gjithë po thonë se është një dedikim për Kejsin. Këngëtari ka publikuar copëza nga kjo këngë e cila në fakt duket qartë që është një këngë dashurie dhe që do të mund ta dëgjojmë të plotë gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë që të gjithë po thonë se kënga është një dedikim për ish partneren e tij, kjo e fundit ka vendosur të reagojë.

Kejsi ka publikuar në instagram një coming soon të këngës, ndërsa shkruan një frazë nga teksti: “Fjalët pi mbrena pi mbaj”, duke na lënë të kuptojmë se edhe ajo mezi po e pret këngën e re të reperit.

Në fakt me këtë veprim ajo na ka treguar se ndoshta është duke i përmirësuar marrëdhëniet me reperin dhe shumë shpejt mund ti shohim sërish bashkë.

Vetë stresi në një intervistë të pak kohëve më parë, tha se me Kejsin është në pause dhe një ditë mund ti rishihnim sërish bashkë.

cooming.png

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709