INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se mori vendimin DRASTIK për SKANDALIN në Zvicër, reagon publikisht avokati i Loredanës: Për shkak të…[FOTO]

U tha se mori vendimin DRASTIK për SKANDALIN në Zvicër, reagon publikisht avokati i Loredanës: Për shkak të…[FOTO]

Publikuar më: 14:52 11-07-2019

Pak kohë më parë në mediat rozë bëri bujë lajmi i arrestimit të reperes shqiptare Loredana Zefi nga autoritet zvicerane, pasi akuzohej për mashtrim ndaj një çifti zviceran së bashku me vëllain e saj, duke iu zhvatur afro 1 milionë franga.

Lajmi dhe historia e çiftit u bë e ditur nga një media prestigjoze zvicerane “20 Minuten”, ku tregonte në mënyrë të detajuar, se si Loredana dhe vëllai i saj mashtruan çiftin zviceran. Siç duket së fundmi ka disa zhvillime nga çështja në fjalë pasi u tha nga mediat kosovare se dy avokatët që Loredana kishte marrë për çështjen e saj nuk do ta përfaqësojnë më reperen. Sipas medias zvicerane "20min.ch", Loredana tashmë ka zgjedhur të përfaqësohet nga një avokat zviceran që quhet Thomas Fingerhuth, i cili së fundmi ka folur për rastin e Loredanës.

“Unë mendoj se Loredana donte një avokat që nuk vjen nga i njëjti vend dhe që ka distancë më shumë nga prokurori”, tregoi ai teksa tha se bashkëpunimi me reperen është i mirë.

“Unë do të bëj gjithçka që mund të parandaloj Loredanën nga ndjekja p.e.n.ale dhe pres që të gjej zgjidhje të tjera.”, tha avokati.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar vetë avokati i njohur Kosovar i Loredanës, Tomë Gashi i cili e ka mohuar një gjë të tilllë.

“Loredana Zefi..!Për shkak të interesimit të madhë të mediave për t’u deklaruar për artistën më të njohur shqiptare të muzikës Repp, Loredana Zefi, unë ende jam avokat i saj.”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

gashinjo.png

Article Logic
Execution time: 0.0021979808807373