Më parë flitej shpesh për shoqërinë e tyre, por para dy ditësh nisi të qarkullonte lajmi se miqësia mes Noizyt dhe Erik Fullanit, ishte prishur.
Kjo u bazua në faktin se djemtë nuk shkëmbenin më komente me batuta me njëri-tjetrin apo nuk po publikonin më foto bashkë. Megjithatë e vërteta qëndron ndryshe. Mes tyre miqësia vazhdon, edhe pse jo kaq intensive sa më parë në rrjetet sociale. Eriku tashmë është në një lidhje dhe menaxhon biznesin e tij, ndërkohë Noizy vazhdon me projektet e ngjeshura që lidhen me muzikën dhe jo vetëm. Madje miqësinë e tyre e pohojnë edhe këto pëlqime të fundit në fotot e tyre./intv.al/