INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se po kalojnë një krizë në çift, FIFI ka dy fjalë për Adis Patushin: ‘’Nuk kam nevojë të…’’

U tha se po kalojnë një krizë në çift, FIFI ka dy fjalë për Adis Patushin: ‘’Nuk kam nevojë të…’’

Publikuar më: 13:29 24-07-2022

E kemi parë të postojë foto plot dedikime me partnerin e saj por sonte Fifi ka vendosur të tregojë më shumë. Ajo është në një lidhje me Adis Patushin dhe është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë.

“Të dy këngët janë super të sinqerta. Kënga “Diell” them a kam faj që s’di të dua më pak, në kuptimin që a kam faj që i respektoj njerëzit dhe nuk e marr respektin mbrapsht. A kam faj që nuk ma “rras” askush për atë që e meritoj unë. Ndërsa tek kënga “Hana”, e tregoj historinë time të dashurisë, të vetmen që e kam përjetuar me të vërtetë. Deri më tani kam menduar që kam dashur por nuk e kisha ditur se çfarë është dashuria e vërtetë, tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. Tani nuk di çfarë të them më, kjo është dashuria, të mos dish çfarë të thuash. Kur s’ke fjalë për të atëherë është dashuri, ma ka bërë zemra bam”.

Fifi shprehet mjaft e lumtur teksa rrëfen cilësitë e partnerit të saj.

“Për herë të parë po e vlerësoj një njeri tjetër më shumë se veten, unë jam rritur ndryshe. Kam qenë femër me aftësitë e një mashkulli. Jam njeriu më i lumtur në botë që kam një njeri si Adisin në krah. Mundëm me u shfrenu me të, mund të jem edhe tepër e mirë, edhe grua, skam nevojë të jem burrë se e kam një burrë në krah jo çunak”- u shpreh ajo.

Kujtojmë që para pak ditësh qarkulluan disa thashetheme se ata po kalojnë një krizë në ccift dhe këto dyshime linden pasi këngëtarja kishte disa javë që nuk postonte foto me partnerin, sicc bëntë shpesh kur lidhja e tyre u bë publike.

Ajo kishte disa ditë që postonte foto e vetme, ndërkohë që me intervistën e fundit i hodhi poshtë të gjitha dyshimet.

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609