INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se prokuroria e Lushnjes kërkon dënimin e tij, Luizi reagon pas lajmeve për betejën e tij ligjore

U tha se prokuroria e Lushnjes kërkon dënimin e tij, Luizi reagon pas lajmeve për betejën e tij ligjore

Publikuar më: 16:35 09-07-2023

Luiz Ejlli ditën e sotme u bë kryelajm jo për ndonjë sukses por kësaj radhe u supozua për disa probleme të tij me drejtësinë.
U tha se teksa ai ndodhej brenda “Big Brother Vip Albania” nga ana tjetër përballej dhe ende ka të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.
Lajmeve ai nuk ka nguruar t’u përgjigjet dhe këtë e ka bërë në mënyrën e tij.
”Lushnja u mërzit kur morën vesh se do të këndoja në Shkodër para se të këndoja tek njerëzit e gruas”, ka shkruar Luizi sipër fotos nga një moment emocional ku ai fshin lotët pas shpalljes fitues në BBVA.
Luizi në fakt me këtë reagim nuk pohoi dhe as mohoi ato që u folën gjatë ditës.

Article Logic
Execution time: 0.003277063369751