Thashethemet ja behën papritur duke spekuluar se The Weeknd i kishte dhuruar një veshkë ish- të dashurës së tij për ti shpëtuar jetën.
Gjithçka mori shkas nga kënga “Call out my name”, e publikuar së fundmi nga The Weeknd ku në vargjet e së cilës thuhej: “Thashë se nuk ndjeva gjë zemër por gënjeva, unë pothuajse hoqa një pjesë nga vetja ime për të shpëtuar jetën tënde”, fjalë këto që bënë të dyshohej se veshën për tranplantin që kreu 25-vjeçari ja kishte dhuruar ish-i i saj.
Mesa duket e gjitha kjo është diçka e rreme pasi një burim i afërt me Selena Gomez ka hedhur poshtë këto dyshime për Daily Mail duke u shprehur: “Kjo ishte thjesht një lëvizje e The Weeknd për të shkaktuar aludime dhe rrjedhimisht për të tërhequr vëmendjen e publikut. Selena nuk e ka transplantuar veshkën nga The Weeknd, nuk do ta bënte kurrë”.
Po ti referohemi fakteve, veshkën Selena Gomez-it ja ka dhuruar mikja e saj e ngushtë Raisa Sumer verën e kaluar.
Tashmë mund të rini të qetë! Gjithçka nuk ka qenë asgjë më shumë sesa disa spekulime të pabaza.