Ishte vetë Turjan Hyska ai që muajin e kaluar njoftoi mbylljen e emisionit ‘Oktapod’ për t’ia lënë vendin spektaklit që do të transmetohej në orarin e tij.
Pas kësaj, u shtua kurioziteti se ku do ta shihnim moderatorin në vazhdim.
Ditën e sotme ishin lajmet nëpër portale që e bënë fakt të kryer largimin e tij nga televizioni ku punonte, për t’u zhvendosur në një tjetër televizion ku do të startonte një emision të ri.
Por ja që kanë rezultuar të jenë Fake News dhe këtë e tregon vetë Turi me një postim këtë mëngjes. Madje ka edhe një mesazh për Ermalin që përhapi lajmin./intv.al/