Melisa dhe Andi janë i vetmi çift i mbijetuar kaq gjatë nga Për’Puthen. Rrugëtimi i tyre jashtë studios është shoqëruar me luhatje por jo deri në atë pikë sa ata të ndahen përfundimisht.
Së fundmi Melisa ka bërë një tjetër dedikim për Andin ku krahas disa pozave me të shkruan: ‘Mendove se shpëtove nga unë por jo, jam kthyer.’
Dyshja shpesh janë diskutuar se ndahen për të marrë vëmendje nga publiku.
Melisa në një nga daljet e saj e ka mohuar një gjë të tillë duke treguar se gjithçka që ndodh mes tyre është spontane.