INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se u ndanë, por Melisa ka gati një dedikim për Andin?! Ja për çfarë bëhet fjalë!

U tha se u ndanë, por Melisa ka gati një dedikim për Andin?! Ja për çfarë bëhet fjalë!

Publikuar më: 10:33 02-09-2021

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut me lirshmërinë e saj në program, por për shkak të presionit të madh psikologjik, vendosi të largohej pa gjetur partner.

Më pas, ajo konfirmoi lidhjen me konkurrentin tjetër, Andi Shehin. Njëkohësisht, nisi edhe rrugëtimin e saj në muzikë. Deri tani, Melisa ka publikuar tre këngë, “U kry”, “Leje”, dhe së fundmi “Inati”.

Megjithatë, nuk ka mbaruar me kaq. Melisa ka paralajmëruar në Instagram-in e saj, se ka gati një projekt të ri muzikor. Kënga mban titulin “Atij”, dhe siç shihet në komente, ndjekësit mendojnë se është një dedikim për Andin.

 

 

Vetëm pak ditë më parë, u përfol se ata ishin ndarë, nisur nga postimet e të dyve. Madje, ata fshinë edhe fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Megjithatë, shumë shpejt, u shfaqën sërish bashkë, të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941