INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se u shoqërua në komisariat për kërcënim, flet për herë të parë Eni Çobani: Ja e vërteta!

U tha se u shoqërua në komisariat për kërcënim, flet për herë të parë Eni Çobani: Ja e vërteta!

Publikuar më: 16:11 03-10-2018

Ditën e sotme në shumë media online ka qarkulluar lajmi se avokatja dhe juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës pasi ishte përfshirë në një debat gjatë seancës gjyqësore me njërën prej palëve të përfshira në konflikt. U tha se Eni është shoqëruar pas kallëzimit për kërcëni, por lidhur me këtë ngjarje ka reaguar vetë Eni Çobani për “Gazeta Shqiptare” duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet.

Ajo është shprehur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe ajo që është folur është një dizinformim.

“E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë. Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat".

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059