Vitin e kaluar Selena Gomez i'u nënshtrua kirurgjisë për të transplantuar një veshkë nga mikja e saj Francia Raisa.
E ka transplantuar veshkën nga një mike apo nga ish- i dashuri i saj The Weekend?
Kjo është dilema që kanë ngritur së fundmi fansat e këngëtares dhe kjo duke marrë shkas nga disa vargje nga kënga e fundit e Thë Weekend.
Në këngën e re me titull “Call Out My Name”, The Weekend shprehet: “I said I didn't feel nothing baby, but I lied / I almost cut a piece of myself for your life.”
Po ta përkthejmë në shqip këtë fragment nga kënga do të rezultojë me togfjalëshin: “Thashë se nuk ndjeva gjë zemër por gënjeva, unë pothuajse hoqa një pjesë nga vetja ime për jetën tënde”.
Të shumtë kanë qenë fansat që kanë postuar në rrjete sociale komente ku shprehen të bindur se ka qenë pikërisht The Weekend që ja ka dhuruar veshkën Selenës.
Asnjëherë nuk i dihet! Për dashurinë ndoshta këngëtari e ka bërë një sakrificë të tillë.