INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U tha se xhaxhai u arrestua pasi merrte 10 mijë euro për një vizë duke përdorur emrin e saj, reagon ashpër Greta Koçi! [FOTO]

U tha se xhaxhai u arrestua pasi merrte 10 mijë euro për një vizë duke përdorur emrin e saj, reagon ashpër Greta Koçi! [FOTO]

Publikuar më: 10:31 03-04-2020

Ditën e djeshme në shumë portale dhe medie të shkruara u shpërnda lajmi i dënimit me burg të xhaxhait të këngëtares Greta Koçi. Shkëlqim Koçi u arrestua nga blutë e Tiranës pasi mashtonte qytetarë të ndryshëm me qëllim sigurimin e një vize pune në Kanada dhe SHBA, duke abuzuar dhe keqpërdorur emrin e mbesës së tij të famshme.

Me një letër publike, Greta Koçi ka sqaruar se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë çeshtje, dhe i është njollosur emri pa të drejtë. Këngëtarja thekson se nuk është e përfshirë dhe nuk ka as njohurinë më të vogël rreth këtij mashtrimi. Ajo ka thënë se nuk ka shkelur kurrë asnjë rregull dhe mban përgjegjësi për veprimet e veta, por jo ato të të tjerëve, duke nënkuptuar në këtë rast, xhaxhanë saj.

Reagimi i plotë:

“Të nderuar miq! Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua! E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.

Aq sa dini ju për këtë “artikull”, aq di dhe unë. Në të përmendet se një nga anëtarët e fisit tim (xhaxhai), është i përfshirë në një proçes gjyqësor. Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël. Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik.

Nuk kam shkelur dhe nuk do shkel kurrë asnjë rregull. Veprimet, qoftë të bukura apo të dëmshme të njerëzve të tjerë, për mua janë të huaja dhe nuk pranoj asnjëherë të ndërlidhem me ASNJË prej tyre. Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo.

Shënim: Kjo letër është e lejueshme të merret nga të gjithë mediat, në mënyrë që të mbyllet një herë e mirë ky fallcitet!”

fret.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275