Moderatorja e njohur Dajana Shabani, prej disa kohësh është në një lidhje me boksierin, Kamer Maloku.
Ata janë gjithmonë në qendër të mediave rozë, duke u komentuar deri në detaj.
Së fundmi, është përfolur se Dajana ka lënë bashkëshortin për boksierin.
Mirëpo, këtë gjë moderatorja nuk e ka pëlqyer dhe ka reaguar përmes një postimi i Instastory.
‘Nuk kam lënë burrin për një tjetër, se nuk jam aq pa karakter sa të prish familjen për pasion’, ka shkruar Shabani duke mohuar zërat.