Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ditën e sotme vendin, duke ngjallur frikë dhe panik te qytetarët.
Ndërkohë tërmeti u përjetua keq jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga disa prej personazheve të njohur të ekranit, si Turjan Hyska, Bes Kallaku, Jonida Maliqi, Ilda Bejleri.
Për më shumë shikoni fotot e mëposhtme:
Turjan Hyska ka treguar nëpërmjet një “Instastory” se ishte në ashensor në momentin që ka rënë tërmeti dhe thotë se ishte ndjesi e “papërshkrueshme”.
“Kur natyra të vë në provë! Ndjesia e tërmetit nga kati i 8-të”, shkruan Jonida Maliqi.
“Tërmet”, shkruan Ilda bashkëngjitur me videon ku shfaqet ambazhuri teksa lëviz.
“Edhe i thirra i herë, Xheno, ti e bone apo ra vete???”, shkruan Bes Kallaku në postimin e tij.
“Isha fiks tek refreni termet e ben kjo cika cika kur fap… na u tunden rrotaçilet neper shtepi”, shkruan me humor aktori i njohur Visjan Ukcenaj.